Google ADS

Pacolli: Jam krenar që asnjë ministër i yni nuk ka skandale

19:32 | 5 Shtator 2019
L G

Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka realizuar një takim me të rinjtë e Komunës së Prizrenit.

Gjatë fjalimit të tij, duke iu drejtuar të rinjve, Pacolli tha se ndjehet krenar për arsye se asnjë ministër nga kjo parti nuk ka skandale.

“Asnjë ministër i AKR – së, nuk ka asnjë skandal. Nuk e kemi dëmtuar Kosovën për këtë jam krenar. Politikanët duhet të jenë të sinqertë. Asnjëherë nuk do të lejoj asnjë person të AKR-së të abuzon me paratë e qytetarëve”, tha Pacolli.

Tutje, Pacolli tha se të rinjtë nuk duhet t’i humbasin shpresat,  ngase ka njerëz të mirë që i përkrahin, raporton arbresh.info.

” AKR është një parti e re dhe modeste dhe nuk interpreton në punë të tjerëve, vendimet nuk i merr vet por merr mendimet e të tjerëve. Ardhmëria bëhet me punë dhe fjalë. Çdo gjë në jetën time ja kam kushtuar punës. Rinia e Kosovës të cilën e dua shumë, jam këtu për një arsye, për këtë Rini. Ju them sot se jeni njerëz me te mire, dhe më aktiv në botë. Ju e krijoni ardhmërinë”, u shpreh ai.

Kreu i AKR-së u ka bërë thirrje shteteve të perëndimit që ta marrin Kosovën në BE, ngase të rinjtë e Kosovës e kanë vendin në udhëheqje.

“I lus Perëndinë që të jeni aty dhe të merrni timonin vendit. Rinia jonë nuk e ka vendin rrugëve, por në udhëheqje. Unë vetëm atëherë bëhem një politikan i lumtur. Mos humbni shpresat dhe ecni përpara. Krejt rastësisht kam ardhur në Kosovë për të promovuar vlerat ekonomike. Në vitin 2006 e kujtoj mbledhjen e parë të themelimit, kam qenë i vetmuar në aspektin politik edhe pse nuk kam ardhur duar thatë por me një sukses të madh dhe kam pasur strategji për ekonomi”, tha Pacolli./Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/383228715654264/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme