Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se investitorët e huaj ikin nga Kosova sepse në Kosovë ekziston një princip që të trajtohen njerëzit për shfrytëzim të njëhershëm.
Pacolli këtë deklaratë e bëri sot gjatë një ligjerate para studentëve të Universitetit të Prishtinës që është duke u mbajtur në Bibliotekën Universitare të Kosovës, shkruan arbresh.info.
“Investitorët ikin prej Kosove sepse ne këtu në Kosovë e kemi një princip që t’i trajtojmë njerëzit vetëm për një shfrytëzim të njëhershëm e kështu nuk bën. Unë e kam trajtuar njeriun që ka punuar me mua si pjesë të suksesit dhe gjithmonë ndarjen e kam bërë në mënyrë proporcionale”, ka thënë Pacolli duke folur rreth jetës së tij dhe sukseseve në punën e tij./Arbresh.info.
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...
Rrustem Alia jep dorëheqje nga posti i presidentit të Suhare...