Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është duke qëndruar në Mal të Zi ku është takuar me homologun e tij, Sërxhan Darmanoviq.
Të dy bashkë kanë diskutuar për çështjen e Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
“Ne dimë se ekziston një marrëveshje e nënshkruar – kjo marrëveshje është ende prezente, por ne ju kërkojmë mirëkuptim”, ka thënë Pacolli në një konferencë të përbashkët për media.
“Procesi i ratifikimit të Demarkacionit për momentin është i pamundur, në kohën e duhur ne do ta ratifikojmë, pasi që kishim disa probleme në Kuvend”.
“Prandaj ju thërras në mirëkuptim rreth kësaj çështjeje dhe shpresoj se nuk do te ndikojë në marrëdhëniet tona”.
Para këtyre deklaratave, Darmanoviq është shprehur se Demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të Zi është një punë tashmë e përfunduar.
Gjatë qëndrimit në Podgoricë, Pacolli do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin njëherit ministër i Drejtësisë, Zoran Pazhin, kryeparlamentarin Ivan Brajoviq, presidentin Filip Vujanoviq si dhe drejtues të partive politike shqiptare.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?