Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka komentuar vendosjen e Kosovës në listën prioritare të anëtarësimeve në Europol.
Pacolli përmes një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se është i lumtur me punën e Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj si dhe me lobimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Statusi i plotë:
Kosova vendoset në listën prioritare të anëtarsimeve në Europol! Jam shumë i lumtur që puna e Ministrit tonë të brendshëm, organeve të policisë dhe drejtuesve të saj, lobimi i koordinuar i ministrisë së jashtme, pjesë e një Qeverie dinamike si ajo e kryeministrit Haradinaj po jep fryte. Integrimi ndërkombëtar i Kosovës nuk mund të ndalet.
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës