Pacolli: Integrimi ndërkombëtar i Kosovës nuk mund të ndalet

19:50 | 14 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka komentuar vendosjen e Kosovës në listën prioritare të anëtarësimeve në Europol.

Pacolli përmes një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se është i lumtur me punën e Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj si dhe me lobimin e  Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Statusi i plotë:

Kosova vendoset në listën prioritare të anëtarsimeve në Europol! Jam shumë i lumtur që puna e Ministrit tonë të brendshëm, organeve të policisë dhe drejtuesve të saj, lobimi i koordinuar i ministrisë së jashtme, pjesë e një Qeverie dinamike si ajo e kryeministrit Haradinaj po jep fryte. Integrimi ndërkombëtar i Kosovës nuk mund të ndalet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme