Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë se me vetfinancim është duke insistuar që të ndërtohen mbi 900 mijë metra katrorë ndërtesa që përfshijnë qeverinë, ambasadat, agjencitë dhe të tjera që lidhen me administratën shtetërore.
Pacolli shkruan se këto ndërtesa të ndërtohen në zonën e Hajvalisë.
Ai i ka bërë thirrje kryetarit të ri të Prishtinës që ta bëjë të njëjtën me ligjin në fuqi të Prishtinës.
Postimi i plotë i tij:
Kaloj çdo ditë në zonat e Hajvalisë ku kam (dhe jam) duke insistuar që (me vetëfinancim) të ndërtohen ndërtesa (mbi 900,000m2) për qeverinë, ambasadat, agjencitë dhe gjithçka që lidhet me administratën e drejtimit të shtetit të Kosovës. Për arsye të pakuptueshme për mua, kjo nuk ndodhi. Unë kam besim në vizionin e Përparim Ramës dhe i bëj thirrje që ai ta bëjë këtë. Me ligjin në fuqi të Prishtinës,me kreativitet, guxim dhe dëshirë, ju mund ta bëni këtë! Ndërtoni qytetin e ri administrativ, hiqni administratën nga qyteti dhe çlirojeni nga mbytja e mëtejshme (do të ulni trafikun në Prishtinë me më shumë se 60%)! Tashmë Prishtinën e shpëtojnë vetëm projektet e mëdha./arbresh.info/
Macron uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
17-vjetori i Pavarësisë/ Presidentja Osmani nis aktivitetet ...
Vendos goli i Maddison, Tottenham mposht Unitedin
Muriqi në top formë, realizon dy gola ndaj Las Palmas
Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë/ Fitojnë kryesuesit ...
IKShPK uron 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës