Google ADS

Pacolli: Idetë për korrigjim kufijsh janë retorikë dhe lojëra politike

19:58 | 6 Gusht 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka folur rreth idesë së presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se nuk ka arritur ende për ta kuptuar mesazhin e këtij propozimi.
Në një intervistë për emisionin ‘Debat’ në RTK Pacolli theksoi se këto ide janë retorikë politike. Uashingtoni dhe Brukseli sipas tij nuk e përkrahin një propozim të tillë.

Dialogu final nënvizoi Pacolli nënkupton njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim të Kosovës në OKB e assesi ndryshim kufijsh.

“Unë punojë afër presidentit dhe mund të ju garantojë se Presidenti nuk ka asnjë plan që në tavolinat e dialogut ta sjellë çështjen e ndryshimit të kufirit të Kosovës’, tha Ministri i Jashtëm.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme