Google ADS

Pacolli: Ideja e Vjosës mandatare ka qenë një ide e shkëlqyer

17:37 | 26 Maj 2020
L G

Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli e sheh ideja e Vjosa Osmanit si  mandatare, do ishte e shkëlqyer.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka shkuar se AKR s’eshte faktor, por dëshira e këtij subjekti politik ka qenë që Osmani të jetë mandatare nga radhët e LDK-së.

Pacolli e ka quajtur Rugoviste, shprehëse e vullnetit për ndryshim të brezit të ri, si dhe  një person që do të përfaqësonte dhe do ekzekutonte atë nevojë për bashkim që politika dhe shoqëria kosovare ka nevojë sot, shkruan arbresh.info.

“Ideja e Vjosës mandatare ka qenë një ide e shkëlqyer. Ne si AKR, s’jemi faktor, por kjo ka qenë dëshira jonë. Rugoviste, shprehëse e vullnetit për ndryshim të brezit të ri, ajo do përfaqësonte dhe do ekzekutonte atë nevojë për bashkim që politika dhe shoqëria kosovare ka nevojë sot. Bashkimi na duhet qoftë për te adresuar problemet politike të brendshme apo ndërkombëtare, qoftë, apo dhe ato ekonomike, shëndetësore, etj”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/

Postimi i plotë:

Ideja e Vjosës mandatare ka qenë një ide e shkëlqyer. Ne si AKR, s’jemi faktor, por kjo ka qenë dëshira jonë. Rugoviste, shprehëse e vullnetit për ndryshim të brezit të ri, ajo do përfaqsonte dhe do ekzekutonte atë nevojë për bashkim që politika dhe shoqëria kosovare ka nevojë sot. Bashkimi na duhet qoftë për te adresuar problemet politike të brendshme apo ndërkombëtare, qoftë, apo dhe ato ekonomike, shëndetësore, etj.

Më pëlqyen idetë e saj për zgjidhjen e krizës. Dhe marrja në konsideratë e këtij skenari, prej një eksperte të së drejtës si Vjosa është konfirmim tjetër se zgjidhja e vetme është ajo në favor të vijimësisë së legjislaturës, pa lodhur popullin me zgjedhje të reja, ashtu si u shpreh Vjosa mbrëmë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme