Pacolli i zhgënjyer me paraqitjen e Hotit në Bruksel: Kosova në shtator duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme

14:13 | 19 Korrik 2020
L G

Sipërmarrësi Rrahim Pacolli është shprehur i zhgënjyer me paraqitjen e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti të enjten në Bruksel, në rifillimin e dialogut Kosovës- Serbi.

Sipas tij, Kosovës i duhet një kryeministër që ka votat e qytetarëve, në mënyrë që  vendi të përfaqësohet siç duhet dhe pa marrëveshje të dëmshme me Serbinë.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Kosova në shtator duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Paraqitja e kryeministrit, Avdullah Hoti në Bruksel, në rinisjen e bisedimeve me Serbinë lë për të dëshiruar! Kosova në shtator duhet të shkoj në zgjedhje. Vendit tonë i duhet një Kryeministër i fuqishëm, jo një Kryeministër që s’e ka as besimin e qytetarëve, pasi që kjo mund të na dëmtojë në marrëveshjet e mundshme me Serbinë”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë:

Paraqitja e kryeministrit, Avdullah Hoti në Bruksel, në rinisjen e bisedimeve me Serbinë lë për të dëshiruar!
Kosova në shtator duhet të shkoj në zgjedhje.
Vendit tonë i duhet një Kryeministër i fuqishëm, jo një Kryeministër që s’e ka as besimin e qytetarëve, pasi që kjo mund të na dëmtojë në marrëveshjet e mundshme me Serbinë.
Delegacioni në krye me kryeministrin Hoti nuk është i kompletuar, dhe për këtë Kosovës i duhen zgjedhje të jashtëzakonshme, nga do të dal një kryeministër i fuqishëm dhe i zgjedhur nga votat e qytetarëve të Kosovës. Rr.P

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme