Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti dhe ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, nuk janë kredibil për të mbledhur partitë politike në një tryezë.
I vetmi deri më tani që ka ftuar në një tryezë partitë politike është presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Njohësit e rrethanave politike në vend vlerësojnë se Hoti nuk po arrinë të jetë kredibil as për qeverinë që drejton, për shkak të ndasive brenda koalicionit për tema të mëdha, si çështja e dialogut dhe pozita e Presidentit.
Sipas tyre, u.d e Presidentit, Vjosa Osmani, i mungon prirja për të qenë e afërt me ata që mendojnë ndryshe nga ajo.
Analisti i çështjeve politike në vende, Faton Abdullahu, beson se zgjedhja e Joe Biden në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të ndikojë edhe në rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë.
“Nëse ka një hezitim dhe rezerva nga Hoti si qeveritar atëherë Vjosa është edhe ma larg një iniciative të tillë. Në këtë raste po i bijën që kjo është një dëshmi që Gjykata Speciale ka bërë grushtet në Kosovë pasi na ka dëmtua institucionet dhe kjo so faji i saj (Gjykatës), po ajo e mban një pjesë të fajit pasi është përkeqësua gjendja edhe më shumë”, ka thenë Abdullahu.
E se as Osmani, as Hoti nuk janë unifikues për një tryezë të tillë e thotë edhe analisti tjetër, Fatmir Shehollli.
Për arbresh.info, Sheholli, ka thënë se janë dy emra të tjerë që do të mund të realizonin një iniciativë të tillë.
“Unë konsideroj që i takon liderit të LDK-së Isa Mustafës të thërras tryezën, sepse kryeministri Hoti por edhe krye parlamentarja nuk janë adresa të liderit për ftesë. Bile, iniciativë të tillë duhet të ndërmarr edhe vet lideri i VV Albin Kurti që uniteti të arrihet”, vlerëson Sheholli.
Kujtojmë se që nga 5 nëntori, ditën kur Dhomat e Specializuara kanë ngritur aktakuzë ndaj të parit të vendit, Hashim Thaçi, vendi ynë ka mbetur në një udhëkryq.
I vetmi deri më tani që ka propozuar një tryezë të partive politike është presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet, Pacolli, i cili shpesh ka qenë edhe nikoqir i momenteve të rëndësishme politike nëpër të cilat ka kaluar Kosovës.
“Partitë politike duhet të ulin gjakrat, të lënë mënjanë teket dhe të nxjerrin më të mirën prej vetes. Ndaj bëj thirrje për një tryezë të përbashkët të partive politike”, ishte propozimi i Pacollit një ditë pas dorëheqjes së presidentit Thaçi.
Mos dakordimi i partnerëve të koalicionit dhe kryengritja e partive opozitare kanë bërë që vendi ynë të mbes para zgjidhjes për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat nuk i garantojnë Kosovës zgjidhje për postin e presidentit. /V.Selimi/arbresh.info/
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...