Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se akreditimi diplomatik dhe dorëzimi i letrave kredenciale të Ambasadorit të Kosovës tek presidenti i Gambisëm Adama Barroë ishte përgjigje e merituar ndaj propagandës serbe ndaj njohjeve që ka Kososova.
Pacolli, përmes një statusi në Facebook ka treguar se si i kishte thënë në sy Daçiqit në Sarajevë që të mos e ndiqte pas betejën e kishin të humbur, raporton Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Akreditimi diplomatik dhe dorëzimi i letrave kredenciale i Ambasadorit të Kosovës tek Presidenti i Gambisë, Adama Barroë, ishte pëgjigja më e merituar ndaj propagandës dhe qëllimeve malinje të Daqiqit dhe diplomacisë serbe për minimin e kredibilitetit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Ministrit të jashtëm serb i thash në sy në Sarajevë mos më ndjek dhe mos shpenzo energji të kota se betejën e keni të humbur. Më habiste fakti se si mediat tona raportonin lajme të tilla të rreme dhe pa verifikim faktesh se kinse “Gambia do të tërhiqte njohjen”. E kam thënë edhe më herët se e ashtuquajtura “tërheqje e njohjes” nuk ekziston në të Drejtën Ndërkombëtare dhe kjo është vetëm propagandë serbe për të krijuar mjegull dhe huti./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...