Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli është shprehur i shqetësuar për cilësinë e produkteve ushqimore që importohen në Kosovë ku sipas tij është jashtë çdo norme të kualitetit.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se mallrat që shiten në Kosovë, prodhohen nga linja të veçanta.
Ai u ka bërë thirrje politikanëve në Kosovë që të hartojnë plane për stimulimin e prodhimit të produkteve brenda Kosovës./Arbresh.info
Postimi Ii plotë I Pacollit:
Alarmante….
Unë jam jashtëzakonisht i shqetësuar nga informatat e besueshme se cilësia e produkteve ushqimore të cilat importohen në Kosovë është jshtë qdo norme të kualitetit. Madje flitet se të gjitha mallrat ushqimore që destinohen për tu shitur në Kosovë, prodhohen nga linja të veqanta jashtë secilit standart. Politikanët tanë(shumica prej tyre) para se të bëjnë garë se kush do të bëhet kryeministër do të ishte e udhës që të hartojnë plane për stimulimin e prodhimit të ushqimit dhe produkteve tjera brenda Kosovës dhe te mirren më krijimin e kushteve që mallërat ushqimore që importohën ti nënshtrohën kontrollimeve rigoroze
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë