Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR) Behgjet Pacolli, ka ngushëlluar familjen e vajzës së ndjerë 18 vjeçare, Marigona Osmani.
Pacolli përmes një postimi në ‘facebook’ ka ofruar përkrahje për familjen e Marigonës duke thënë se ne jemi me ju deri në drejtësi të plotë, shkruan portali arbresh.info
Tutje Pacolli falënderoi Policinë e Kosovës, e cila edhe një herë demonstroi forcën profesionale!
Postimi i tij i plotë:
Marigona u prehtë në paqe dhe familja Osmani të pranon ngushëllimet tona më të sinqerta. Ne jemi me Ju deri në drejtësi të plotë! Gjithashtu do të doja të shpreh mbështetjen dhe mirënjohjen time për Policinë e Kosovës, e cila edhe një herë demonstroi forcën e tyre profesionale!
Kujtojmë se, pas dy ditësh në arrati, policia ka arrestuar sot të dyshuarin kryesor Dardan Krivaqa, ndërsa për Arbër Sejdiun gjykata ka caktuar një muaj paraburgim.
Në varrim u pa numër i madh i pjesëmarrësve e në mesin e tyre është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, dhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. /arbresh.info/
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...