Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), dhe ish- ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i ka reaguar kryetarit të akademisë së Shkencave të Kosovës, Mehmet Kraja, i cili e kishte akuzuar Pacollin për sjelljen e disa njohjeve në mënyrë korruptive.
Pacolli përmes një postimi në Facebook e quan Krajën zëdhënës të denjë të propagandës së Ministrisë së Jashtme të Serbisë.
“Zoti Kraja, unë jam një person që kam kaluar gjithë jetën time duke u përpjekur të ndihmoj të tjerët, por nëse dikush mendon ndryshe, një është e sigurt, që nuk kam lënduar, fyer apo ofenduar njeri. Kjo është kultura ime e trashëguar. Duke lexuar atë pamflet që ju e publikuat, u habita jashtëzakonisht se si një person që pretendon se e do vendin e vet, përmes një pamfleti politik dhe propagandistik bëhet zëdhënësi më i denjë i propagandës së Ministrisë së Jashtme të Serbisë”, shkruan Pacolli./arbresh.info/
Reagimi i plotë:
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...