Google ADS

Pacolli i reagon Lavrovit, thotë se fati i Kosovës është në NATO

22:28 | 2 Tetor 2019
A. B.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka reaguar homologut të tij rus, Sergei Lavrov, i cili sot tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë duke provuar ta fusin Kosovën në NATO.

Pacolli përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Kosovën s’mund ta ndalojë askush drejt këtij qëllimi strategjik.

“Për homologun tim rus, Lavrov: Kosova do të bëhet anëtare e NATO’s me mbështetjen e SHBA’së dhe Evropës. Ky është fati ynë, është zgjedhja jonë e lirë. Askush, aq më pak Rusia, nuk mund të na pengojë nga ky qëllim strategjik që mbron rajonin tonë”, ka thënë Pacolli.

Rusia sot deklaroi se SHBA’ja është duke provuar që ta fusë Kosovën në NATO, bashkë me bazën e saj ushtarake, Bondsteel.

https://twitter.com/pacollibehgjet/status/1179448034352123904

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme