Kryetari i Aleanca Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli i ka reaguar kryeministrit Kurti pas deklaratës së tij në lidhje me krizën energjetike në vend.
Ai ka thënë se çmimet e larta të importit janë pasojë e faktorëve të jashtëm, ndërkaq dobësimi i kapaciteteve është pasojë e shkaqeve të brendshme, transmeton arbresh.info.
“Janë dy faktorë të brendshëm që na kanë sjellur në këtë krizë. Mungesa e vizionit për zhvillim socio-ekonomik të Kosovës, me planifikim të sektorit energjetik për furnizim të qëndrueshëm dhe çmime të përballueshme, si për amvisëritë ashtu edhe për industrinë. Së dyti, korrupsioni qeveritar i bërë zakon, e që kulmoi me privatizimin e rrjetit të shpërndarjes dhe furnizimit për vetëm 26 milionë euro”, ka shkruar Kurti në Facebook.
E pak më pas përmes një postimi në Facebook ka reaguar i pari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka marrë një shembull nga rekomandimet e menaxhmentit të ekonomisë moderene, ku thuhet se fillimisht do të duhej të zgjidhej problemi e me pas fajtori.
Kjo besohet se shkon direkt si një reagim ndaj kryeministrit Kurti.
“Një nga rekomandimet e menaxhmentit të ekonomis moderne thotë;
“Zgjidhni problemin fillimisht dhe më pas gjeni fajtorin”, ka shkruar Pacolli.
Lexo edhe:
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...