Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka komentuar kërkesën e përfaqësuesve të komunave me shumicë serbe, për shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe Drejtorit të Policisë, Shpend Maxhuni.
Kjo kërkesë e tyre erdhi gjatë ditës së sotme, pas një takimi që mbajtën ata së bashku në Mitrovicën e Veriut.
Në një prononcim për Indeksonline, Pacolli ka thënë se përfaqësuesit serb mund të kërkojnë shkarkimin e tyre, por nuk janë ata që mund t’i shkarkojnë ata.
Sipas tij, nëse ka pasur lëshime të hënën, është një rend që do e vlerësojë situatën e asaj dite dhe do kërkojë përgjegjësi nëse ka arsye.
“Ne jetojmë në një shoqëri demokratike, kështu që ata mund të kërkojnë shkarkimin e tyre, por nuk janë ata që e shkarkojnë. Ekziston një rend që e vlerëson punën e tyre, vlerëson edhe situatën qysh është zhvilluar atë ditë dhe nëse ata e shohin se ka pasur lëshime nga ana e tyre, do kërkohet përgjegjësi. Cila do të jetë përgjegjësia nuk dihet”, ka thënë Pacolli.
Ndërsa, sa i përket vet Pacollit, ai vlerëson se policia ka kryer punën siç duhet në ditën kur është arrestuar drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
“Ne duhet të mbrojmë dinjitetin e secilit që ka punuar me dinjitet, me përgjegjësi. Unë vlerësoj se ata kanë qenë perfekt në veprimin e tyre atë ditë”, ka shtuar Pacolli.
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...