Pacolli i përgjigjet deputetit të VV-së: Shtëpia ime funksionon me energjinë e Zotit

15:16 | 24 Janar 2022
A. B.

Presidenti i AKR-së, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli i ka reaguar një deputeti të Vetëvendosjes, i cili ndër të tjera tha se Pacolli e ka shtëpinë e madhe dhe duhet ta paguajë rrymën e shtrenjtë.

Pacolli përmes një postimi në ‘facebook’ ka thënë se shtëpia e tij funksionon me energjinë e Zotit, me energji eficente-alternative.

Postimi i tij i plotë:

Deputeti i partisë në pushtet, sot në debatin parlamentar, para qytetarëve të Kosovës dhe kolegëve, në kontest me tarifat e energjisë elektrike, tha se “Pacolli e ka shtëpinë e madhe dhe duhet ta paguajë rrymën e shtrenjtë”

Në pamundësi për të arritur në radhë për t’u përgjigjur, po e siguroj kolegun tim deputet se;

“Jam mësuar gjithmonë të paguaj, por në këtë rast, nese nuk keni pretendime tjera , më duhet t’ju ​​zhgënjej…

“shtëpia ime, sido që të jetë, ajo funksionon me energjinë e Zotit, d.m.th. me energji eficente-alternative. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme