Pacolli i kërkon qeverive shqiptare organizimin e rezervistëve ushtarak

13:53 | 24 Shkurt 2022
arbresh.info

Afaristi i njohur shqiptar, Rrahim Pacolli, njëherit edhe drejtor i portalit arbresh.info i bëri thirrje qeverive shqiptare që të organizojnë rezervistët ushtarak, pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë.

Po ashtu, ai i bëri thirrje Kosovës dhe Shqipërisë që t’i dalin në ndihmë refugjatëve ukrainas.

“Rusia sot e sulmoi Ukrainën, dhe prej pas Luftës së Dytë Botërore është një nga sulmet më të mëdha pas luftërave në Ballkan. Qeveritë shqiptare do të duhej të prisnin refugjatë ukrainas, si ajo Kosovës edhe ajo e Shqipërisë, e para. E dyta, është me rëndësi të bëhet gati organizimi i rezervistëve ushtarak për përgatitjen në vendet tona, dhe organizimin e tyre, kur njohim Serbinë edhe apetitet e saja në Ballkan”, shkruan Pacolli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme