Pacolli: I kemi emrat e vendeve që Serbia po i furnizon me armatim kundër Kosovës

14:13 | 23 Korrik 2018
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka thënë se njëra nga qendrat e diplomacisë së Serbisë ofron armë në vende të largëta të botës për të lobuar kundër Kosovës.

Pacolli tha se i dinë emrat e disa prej këtyre shteteve, por nuk do t’i publikojnë.

“Kemi të dhëna se një prej bazave të lotimit të diplomacisë serbe është ofrimi në kompensim të armëve. U konfirmuan dje shqetësimet e mia. Ne jemi duke studiuar mënyrën si ta kundërshtojmë këtë iniciativë që e kanë marrë serbët që janë duke lobuar në mënyrë të egër. Nuk na dekurajon, sepse është e drejta jonë të ecim përpara që të mos influencohemi nga këto veprime. I kam emrat e disa shteteve por për hir të diskrecoinit po i lëmë këto informata për ne”, ka thënë Pacolli në konferencën për medie me kryeministrin Rramush Haradinaj.

Ndryshe, në takimin e sotëm me Haradinajn, u diskutua edhe për sfidat e Kosovës në planin diplomatik, si dhe njohjet e reja të pavarësisë së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme