Në kuadër të takimit të përbashkët të ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor me drejtues të lartë të Komisionit Europian dhe Britanisë së Madhe në Sarajevë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, është takuar edhe me ministrin e shtetit britanik për Evropë dhe Amerikë, Alan Duncan, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Në drekën e shtruar nga homologu boshnjak në Sarajevë, ministrit të shtetit britanik për Evropë dhe Amerikat i shpreha mbështetje për Britaninë e Madhe në krizën me Rusinë si gjithë kolegët e tjerë të Ballkanit”, ka thënë Pacolli.
Më tej, duke folur për bashkëpunimin rajonal, ai ka vënë theksin te nevoja, që të ketë rezultate konkrete nga takimet politike dhe jo thjesht fotografi apo diskutime.
“Kërkova, që Serbia të ketë qasje më konstruktive ndaj Kosovës, që është realitet shtetëror i konsoliduar tashmë, i njohur nga 117 shtete, anëtare e mbi 60 organizatave rajonale dhe globale. E ftova Ivica Daçiqin të mos lodhej në gjurmët e mia kudo në glob, për të penguar punën tonë për njohje, sepse është energji e shpenzuar kot. I thashë se duhet të shohim nga e ardhmja, sepse të rinjtë, veçanërisht ata që kanë lindur pas luftës, janë të interesuar për lëvizje të lirë, dhe duan paqe përfundimtare”, është shprehur më tej kreu i diplomacisë kosovare.
Duke folur për projektet e përbashkëta që ndërlidhin popujt dhe komunitetet në Ballkan, kryediplomati kosovar ka kërkuar që të punohet për të rigjallëruar rrugët e vjetra të komunikimit në hekurudha, rrugë, etj dhe për të ndërtuar rrugë të reja, pasi që ka interesim nga Japonia e Kina për këto lidhje.
“E ftova homologun boshnjak t’i japim fund realitetit ekzistues kur mijëra kosovarë me origjinë boshnjake, dhe po ashtu vëllezërit apo familjarët e tyre në Bosnjë, duhet të rendin në Tiranë, Shkup apo Zagreb për të marrë viza, duke shpenzuar shumë”, ka theksuar Pacolli.
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet