Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli i ka njoftuar shumë shtete të botës, për transferimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Ushtri të Kosovës.
Deklarata e plotë e Pacollit:
Të dashur bashkëqytetar të Republikës së Kosovës, Sot kam pasur nderin dhe privilegjin që në vazhdimësi të informoj shumicën e vendeve dhe institucioneve të botës, për hapin historik të Republikës së Kosovës, tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një ushtri bashkohore, sikurse të gjitha ushtritë e vendeve demokratike. Të njëjtat i kam informuar se tranzicioni nga Forca në Ushtri, është proces i kujdesshëm, transparent, e demokratik, përmes të cilit do të përfitojë jo vetëm Republika e Kosovës, por edhe siguria dhe stabiliteti në nivel rajonal, evropian dhe global.
Në esencë mesazhi i përcjellë nga ana ime në të gjitha adresat relevante diplomatike kudo në botë, nënvizon që Republika e Kosovës synon t’i shërbejë dhe të jetë pjesëmarrëse aktive në nisma, zhvillime dhe projekte të sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.
Sigurisht se deri sot Serbia ka bërë një fushatë të egër dhe primitive kundër këtij momenti historik, dhe komunikimi im me të gjitha vendet, institucionet dhe adresat tjera diplomatike, mes tjerash, ka pasur si qëllim që të degradojë narracionin e rremë të Serbisë.
E vërteta është një dhe e vetme, Ushtria është forcë e Republikës dhe qytetarëve dhe e cila reflekton karakterin kushtetues e divers të vendit. E njëjta ka qenë, është, dhe do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë strategjik me NATO-n, si ombrellë dhe hisedare e sigurisë në rajon. Në fakt, përderisa vendet tjera kanë ndjekur rrugëtimin e hyrjes në NATO, ne kemi përparësinë që ta kemi NATO-n brenda në Kosovë. Tashmë nga sot, rrugëtimi ynë strategjik ka marrë një tjetër hov!
Ushtria është atributi unik i shtetit tonë të ri. Urime!
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...