Pacolli i gëzohet lajmit për formimin e koalicionit qeverisës në Gjermani

19:33 | 12 Mars 2018
M. A.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i vendit, Behgjet Pacolli, i është gëzuar lajmit për formimin e koalicionit qeverisës në Gjermani.

Ai, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka thënë se pret me padurim që Angela Merkel, të zgjidhet për herë të katërt kancelare e Gjermanisë.

“I gëzohem lajmit për nënshkrimin e Marrëveshjes për formimin e koalicionit dhe programit të ardhshëm qeveritar nga krerët dhe Grupet Parlamentare të CDU-së, CSU-së dhe SPD-së në Berlin”, ka shkruar Pacolli.

“Pres me padurim ditën e mërkurë, kur pritet të zgjidhet për herë të katërt Kancelare e Gjermanisë, Angela Merkel dhe më pas të betohet edhe Qeveria e re”, është shprehur ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme