Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli i ka dal në mbrojtje deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti pasi u quajt “analfabet” nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci.
Përmes një reagimi në Facebook, Pacolli për Hotin tha se dihet botërisht që është i urtë, i arsimuar dhe me edukatë fisnike.
“Ju ministër edhe mua më keni sharë duke më quajtur ndër të tjerash ” njeri që vjen nga Kremlini”! Sinqerisht nuk di cfare t’u them pos që po shpifni! Pse nuk më thatë këtë kur isha nikoqir i juaj në shtëpinë time?”, ka shkruar Pacolli.
Sipas Pacollit, sjellja e ministrit Peci ndaj deputetit Hoti korrespondon me edukatën e tij.
“Çfarë shije të keqe të lënë shpifjet e juaja, ministër! … por ndoshta kjo korrespondon me edukaten e juaj, “triste”, triste nga një ministër i ri!”, u shpreh Pacolli./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...