Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se shpreson që më 20 nëntor Kosova do të anëtarësohet në INTERPOL, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Kosova po synon që këtë vit të bëhet përfundimisht pjesë e organizatës më të madhe të policisë ndërkombëtare. Më 20 nëntor në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, që do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet të votohet mbi kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL.
Pavarësisht se vitin e kaluar Kosova e kishte tërhequr kërkesën për t’u bërë pjesë e kësaj organizate (nën pretekstin se nuk ishin votat e mjaftueshme), këtë vit përfaqësuesit institucionalë po shprehen të vendosur se nëntori do të sjellë lajm të mirë për Republikën e Kosovës. Sipas tyre, situata këtë vit është shumë më e favorshme për ta përmbyllur këtë çështje.
Pavarësisht kësaj, ish-drejtues të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) nga Qeveria e kaluar konsiderojnë se Kosova ka humbur rastin e artë mbi këtë çështje gjatë vitit që shkoi. Ndërkohë, për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it Kosovës i duhen votat e 2/3-ve të anëtarëve të pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme kur ndodh procesi i votimit.
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...