Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se rimëkëmbja e minierave të Trepçës dhe përmirësimi i gjendjes së minatorëve ishte një nga premtimet kryesore të parisë në pushtet.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli u shpreh se gjendja në miniera deri më sot është përkeqësuar, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, në to punohet pa asnjë kriter sigurie dhe kanë nisur të marrin jetrat e minatorëve.
“Rimëkëmbja e minierave të Trepçes dhe përmirësimi i gjendjes së minatorëve ishte një nga premtimet kryesore të partisë në pushtet. Gjendja ne miniera deri më sot është përkeqësuar. Në to punohet pa asnjë kriter sigurie dhe kanë nisur të marrin jetrat e minatorëve.”, ka shkruar Pacolli.
Ndër të tjera, ai i ka bërë thirrje qeverisë që të krijojnë kushte të sigurta në miniera ose t’i mbyllë ato.
“I bëj thirrje qeverisë, me mjetet që rrinë boshe, ose të krijojë kushte të sigurta në miniera (të ngjashme me shekujt mesjetarë) ose t’i mbyllë ato.”, përfundoi kreu i AKR-së./Arbresh.info/
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...