Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar përfaqësuesit e Institucioneve dhe popullin e Paraguait, për 207 vjetorin e Pavarësisë.
Pacolli ka shfrytëzuar rastin t’i bëjë thirrje Paraguait të ri-shqyrtojë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Në emër të Presidentit, Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës dëshirojë t’i përcjellë urimet më të sinqerta për udhëheqësit e Institucioneve dhe popullin e Paraguajit, përderisa ata shënojnë 207 vjetorin e Pavarësisë, duke i dëshiruar paqe të qëndrueshme, stabilitet afatgjatë dhe mirëqenie të vazhdueshme për popullin. Në të njëjtën kohë, shfrytëzoj këtë rast, që t’i uroj për zgjedhjet e suksesshme të zhvilluara në muajin e kaluar. Ne, presim dhe i bëjmë thirrje përfaqësuesve të Institucioneve të Paraguajit, që të reflektojnë edhe njëherë, pikërisht në përvjetorin e Pavarësisë së tyre dhe të ri-shqyrtojnë njohjen e shtetit tonë, që tani ka mbushur dhjetë vite si shtet i ri, i pavarur, sovran dhe i mirë integruar në komunitetin ndërkombëtarë të shteteve paqedashëse dhe demokratike. Përfaqësimi ynë diplomatik tanimë është i shtrirë në disa shtete të Amerikës Latine dhe ne jemi të përkushtuar që këtë ta bëjmë edhe me Paraguajin si hap i ardhshëm drejt afrimit dhe thellimit të marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe dy popujve tanë ”, shkruhet në urimin e Pacollit.
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...