Biznesmeni shqiptarë, Rrahim Pacolli, njëherit edhe pronari i portalit arbresh.info, i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i përgjigjen procesit të regjistrimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Mërgimtarëve ju bëjë thirrje të regjistrohen dhe shqiptarëve ortodoks që janë asimiluar gjatë komunizmit të Titos për shkak të presionit. Ju bëjë thirrje të kthehen në identitetin e vërtetë dhe të shkruhen si shqiptarë, sepse dihet se numrin më të madh të banorëve e përbëjnë shqiptarët autokton”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe ndryshimet kushtetuese gjuha shqipe është gjuhë zyrtare për arsye se e flasin më tepër se 20% e popullatës në RMV, njëjtë ndodh edhe me flamurin kombëtar, nëse je mbi 50% mund ta përdorësh flamurin kombëtar shqiptar në mënyrë zyrtare dhe të papenguar në përputhje me ligjin.
Procesi ka filluar me 1 mars dhe përfundon me 21 prill, ndërsa për popullatën rezidente fillon me 1 prill dhe vijon deri më 21 prill. Përveç mundësisë së vet regjistrimit të DIASPORËS edhe anëtarët e tyre të familjes të cilët jetojnë në Maqedoninë e Veriut do të kenë mundësinë që të regjistrojnë bashkë familjarët e tyre që jetojnë në mërgatë nga data 1 prill e deri më 21 prill./arbresh.info/
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...