Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka pritur në takim Ministren e Austrisë për Evropë, Integrim dhe Çështje të Jashtme, Dr. Karin Kneissl.
Në një konferencë për media Pacolli ka thënë se ministren Kneissl kanë biseduar për mbështetjen që Austria i ka dhënë Kosovës, raporton Arbresh.info.
“E informova që Kosova ka bërë progres të madh si në marrëveshjen e MSA dhe marrëveshje tjera. E informova që Qeveria e Kosovës do ta përmbush edhe kushtin tjetër për liberalizimin e vizave pasi që siç e dini demarkacioni ka kaluar dhe kushtin tjetër që shumë shpejt do të kryhet”, ka thënë ai.
Pacolli ka thënë se Austria merr Presidencën e BE-së deri në fund të vitit.
“E luta homologen time që të na mbështes dhe kjo më tha që përfaqësimi i Kosovës në forume të ndryshme dhe të trajtohet barabartë me shtetet tjera duhet të bëhet. Kërkova që të na mbështes që 5 shtetet tjera të na njohin dhe ajo tha që Sllovakia do të jetë në anën tonë. Po ashtu kërkova që Austria të jetë sponsor në aplikimin në KE”, tha ai.
Pacolli poashtu tha se e kishte informuar ministren Kneissl për dialogun mes Kosovës e Serbisë.
“I tregova për temat që po fliten ku në fund do të dalim me traktat të përbashkët që Serbia ta njoh Kosovën. Po ashtu e informova homologen time që Serbia po del me informata që shumë shtete tjera do ta tërheqin njohjen e që kjo nuk është ajo që me kemi dashur të jetë temë e dialogut”, tha ai duke shtuar se Serbia po e pengon Kosovën më shumë procese tjera./Arbresh.info
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së