Pacolli-homologëve evropianë: Mos e harroni Kosovën, jemi pjesë e Evropës (VIDEO)

20:01 | 11 Maj 2018
Arbresh.info

“Mos e harroni Kosovën, jemi pjesë natyrale e Evropës”, kështu iu drejtuar zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, homologëve të tij evropianë, shkruan arbresh.info.

Kryediplomati kosovar është duke marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Greqi.

Për më shumë ndiqeni fjalimit e tij

“Mos e harroni Kosovën. Kosova është krijesë e Bashkimit Europian dhe ne jemi pjesë natyrale e Europës. Baballarët që udhëtonin me hekurudhë përgjatë Europës 50 vjet më parë e kanë të vështirë t’i shpjegojnë fëmijëve të tyre sot pse ata nuk mund të udhëtojnë”, i tha ministri i jashtëm Pacolli, homologëve të tij nga Bashkimi Europian mbledhur në Greqi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme