Google ADS

Pacolli: Hashim Thaçi mbetet ndër figurat më të larta të luftës sonë të drejtë

15:49 | 5 Nëntor 2020
A. B.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Pacolli përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se sot vendi ynë po përballet me betejën e fundit për të mbrojtur luftën tonë të drejtë, për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor, shkruan portali arbresh.info

Postimi i plotë i Pacollit:

Sot, vendi ynë po përballet me betejën e fundit për të mbrojtur luftën tonë të drejtë për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor.

Presidenti i Kosoves Hashim Thaçi, e ka udhëhequr Kosovën përmes luftës së saj për pavarësi dhe liri. Ai mbetet ndër figurat më të larta të luftës sonë të drejtë.

Unë besoj në pafajësinë e tij dhe do të mbetem përgjithmonë mbështetës i betejës së tij për të mbrojtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e saj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme