Pacolli: Harxhoj nga xhepi im për shtetin e Kosovës

21:31 | 10 Janar 2019
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk e shpenzon buxhetin e shtetit por atë person për udhëtime shtetërore.

Pacolli ka shtuar gjithashtu se mesatarisht çdo muaj nga xhepi i tij shpenzon afër 300 mijë euro, shkruan arbresh.info.

“ Unë çdo muaj nga xhepi im harxhoj 250 deri 300 mijë euro për mbarëvajtjen e postit tim dhe obligimeve që dalin nga ky post”, ka thënë ai.

I pari i diplomacisë kosovare në këtë shumë ka përfshirë edhe shpenzimet e aeroplanit privat.

“Unë udhëtoj me aeroplan privat që ka një kosto të lartë, dje kam udhëtuar edhe me tren por efikasiteti i punës është tjetër”, ka thënë ai.

Pacolli ka shtuar gjithashtu se ka vizituar 30 shtete për 100 ditë.

“Vetëm në 100 ditët e para të vitit 2017 kam bërë 100 mijë kilometra dhe kam vizituar mbi 30 shtete”, ka përfunduar Pacolli./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme