Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka hapur një “GoFundMe” për të ndihmuar familjen Ademajn që mbrëmë tragjikisht humbën dy anëtarët e tyre pas vërshimeve në Pejë.
Kështu ka bërë të ditur Pacolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ai u ka bërë thirrje politikanëve, biznesmenëve dhe gjithë të tjerëve që kanë mundësi, që të kontribuojnë sado pak.
“Sapo kam hapur një GoFundMe për të ndihmuar së bashku edhe financiarisht sadopak familjen Ademaj. U bëj thirrje politikanëve, biznesmenëve dhe të gjithëve me zemër dhe mundësi për të kontribuar. Çdo euro do të thotë shumë për familjen. Zoti ju shpërbleftë!”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...