Google ADS

Pacolli: Gjithmonë kam ushtruar funksione zyrtare në përputhje me Ligjet e Kosovës

14:10 | 10 Nëntor 2017
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj disa shkrimeve në media se fakti që ai po vazhdon të udhëheq me kompaninë e tij botërore Mabetex është skandaloze.

Pacolli, përmes një statusi në Facebook ka thënë se që nga viti 2007, ai është i ngarkuar me poste institucionale dhe i është nënshtruar funksioneve të tij në përputhje të plotë me Ligjet e Kosovës, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë statusin e tij:

Sot lexova në media për një gjë që dikush nga mediat po e quan “skandaloze” gjoja se unë vazhdoj te udhëheq me Mabetex-in. Unë skandaloze e quaj tendencen ose vullnetin e disave për të pasqyruar gabimisht një të vërtetë. Që nga viti 2007 e sidomos nga viti 2010 (kur jam ngarkuar me poste institucionale) unë u jam nënshtruar dhe funksionoj në përputhje te plotë me ligjet e Kosovës (ashtu siç parashihet për zyrtaret e lartë). Nga ana tjetër jam shumë krenar me punën, aktivitetin dhe të kaluaren time ngase kam arritur të ndertoj një kompani të njohur dhe të suksesshme globalisht. Për më tepër, kush është i interesuar mund të hulumtoj, jo nëpër platforma mediatike por tek zyret shtetëtore të dhënave për kompanitë kudo qofshin ato./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme