Google ADS

Pacolli: Gjermania mbetet partner kyç në rrugën tonë evropiane

13:11 | 16 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, mëngjesin e sotëm ka takuar në Strasburg Elmar Brok, deputet i Parlamentit Evropian, ish kryetar i komitetit për politikë të jashtme.

Pacolli ka njoftuar se me Brok kanë biseduar për situatën në Kosovë dhe nevojën që sa më shpejtë të ndodhë liberalizimi i vizave për qytetarët.

Ministri i Jashtëm thotë se gjithashtu me Brok, i cili është njëri prej njerëzve kyq të CDU, kanë biseduar edhe për konsolidimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

“Gjermania mbetet partner kyç në rrugën evropiane të vendit tone”, ka theksuar Pacolli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme