Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka takuar ne Antalya Ministrin e Punëve të Jashtme të Gambisë Mamadou Tangara.
Përmes një postimi në facebook, Pacolli tha se Gambia ka qenë gjithmonë një partner i rëndësishëm i Kosovës në Afrikë.
Njoftimi i plotë:
Ishte kënaqësi të takoj në Antalaya mikun tim të mirë Ministrin e Punëve të Jashtme të Gambisë Mamadou Tangara. Ai ka qenë gjithmonë përkrahës për Kosovën dhe është një mik i rëndësishëm i Kosovës dhe Gambia një partner i rëndësishëm i Kosovës në Afrikë. Ne do të punojmë së bashku më shumë për të forcuar pozitën dhe zërin e Kosovës në Afrikë./arbresh.info/
Ancelotti flet për objektivat e Real Madridit këtë sezon dhe...
Sulmi në Iber-Lepenc, Kurti: Partnerët tanë nuk po duan ta f...
Ri-akreditohen shtatë laboratorë të Agjencisë së Kosovës për...
Ndërron jetë ish-legjenda e Barcelonës
Aksident i rëndë në Shipol të Mitrovicës, humb jetën një 65-...
Kosova e publikon listën e lojtarëve për turneun e hendbolli...