Kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka kërkuar që në Kosovë të krijohet një Qeveri uniteti dhe të lihen anash inatet politike.
Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai i ka ftuar partitë që janë jashtë qeverisë që të ulen së bashku për ta krijuar një Qeveri të unitetit.
“Prej momentit të formimit të Qeverisë dhe prej asaj që ndodhi me Specialen kam qenë ithtar i madh i një qeverie të unitetit, një qeverie me bazë të gjerë dhe do të punoj deri në momentin e fundit që kjo të ndodhë”.
“Unë e di se jemi në rrugë të mirë dhe shpresoj që edhe partitë tjera që janë jashtë Qeverisë të reflektojnë dhe t’ia falin vetëm 2-3 vjet Kosovës duke lënë anash interesat partiake dhe të formohet një Qeveri uniteti”.
“Kjo i nevojitet Kosovës sepse është duke kaluar momente jashtëzakonisht të vështira përveç situatës me Covid-19, kemi dialogun me Serbinë, kemi çështjet e pazgjidhura që kërkojnë zgjidhje”.
“Andaj, kërkohet një Qeveri uniteti dhe për një gjë të tillë duhet ta duash Kosovën dhe t’i lësh teket anash dhe të punosh për tre vjetët e ardhshme për Kosovën”.
“Për AKR-në është me rëndësi që të ndodh një qeveri e uniteti, AKR ka pak deputetë që të bëjë diferencën, por ftoj partitë që janë jashtë qeverisë që të ulemi të bëjmë një qeveri të unitetit”.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...