Pacolli fton opozitën të bashkohen për t’i kaluar sfidat si liberalizimi, Interpoli dhe dialogu

21:41 | 15 Tetor 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se nuk është koha e duhur që të flitet rreth mundësis së rrëzimit të Qeverisë në Kuvend.

Pacolli me këtë rast ka thënë se të gjithë pozitë dhe opozitë duhet të bëhen bashkë në mënyrë që të bëhet Kosova një shtet funksional.

Më tutje, i pari i MPJ-së shton se nuk eshtë e drejtë të flitet për rrëzimin e qeverisë, ai thotë se në rend vendi ynë ka disa sfida të rëndësishme që duhet kaluar siç janë liberalizimi i vizave, Interpoli dhe dialogu me Serbinë.

“Këtu duhet ti jep shumë drejtë atyre njerëzve që insistojnë sa më shpejt të kryhet dialogu dhe Kosova të bëhet shtet funksional. Unë e them sot se Kosova shumë raste nuk tregohet shtet funksional, mazhorancën e së cilës e bën Lista Srpska deri tani mbarëvajtja e punëve nga koalicioni varet shumë prej kësaj listës, bashkë me ta jem 63 deputetë pjesa tjetër është opozita, dhe do të doja shumë që në këto momente opozita ta kuptojë se nuk është e drejtë të flitet për rrëzimin e qeverisë për arsye se Kosova ka nevojë tani për Unitet sepse jemi për t’i kaluar sfidat mëdha. Sfidë e madhe është liberalizimi i vizave, Interpoli që kemi hargjuar shumë energji, sfidë tjetër harmonizimi i veprimeve të gjithë spektrit politik sa i përket përgatitjeve tona për dialog”, ka thënë Pacolli.

Më tej, Pacolli sa i përket rezolutës për dialogun beson se partitë opozitare gjegjësisht LDK-ja do të reflekton në këtë drejtim. Sipas tij, opozita nuk i ka votat e mjaftueshme për ta rrëzuar qeverinë.

“Unë kam shpresë se LDK si parti shtet ndërtuese do të reflekton në këtë rast, unë tash po flas jo si përfaqësues por si qytetar i thjeshtë, dhe nëse dëgjojë se dikush flet për rrëzimin e qeverisë për demonstrata dhe veprime tjera që do të pengojnë shtet ndërtimin e Kosovës. Ne kemi ardh deri te fundi, nëse jemi të gjithë së bashku të harmonizuar, këtu tregohet kush është ai që e donë Kosovën. LDK po edhe partitë tjera në opozitë do të reflektojnë, a do ta pengojnë Kosovën që mos të bëhet shtet jofunksional, shtet të ngrimë, a mendojnë se Kosova është aq e fortë ekonomikisht dhe do të ndikojë në interesin e shteteve tjera” ka thënë tutje ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme