Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Turqi, zëvendës-kryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, e hapi Forumin e biznesit Kosovë-Turqi, së bashku me ministrin e Zhvillimit të Turqisë, Lütfi Elvan, dhe në prezencën e shumë kompanive, si nga pala turke, por edhe nga ajo e Kosovës.
Me këtë rast, ministri i Jashtëm Pacolli i ka vlerësuar investimet e deritanishme turke në Kosovë, duke i bërë thirrje atyre, që investimet turke në Kosovë të rriten edhe më shumë.
Ai ka theksuar përparësitë që ofron tregu i Kosovës, afërsia në mes dy vendeve dhe dy popujve, pozicioni gjeografik i Kosovës më afër Evropës, lehtësimi i procedurave për të bërë biznes në vendin tonë dhe Ligjin për Investime Strategjike.
Duke vlerësuar Kosovën si një parter të rëndësishëm tregtar, që ka bërë reformat ë rëndësishme për zhvillim ekonomik gjatë viteve të fundit, ministri i Zhvillimit Ekonomik të Turqisë, Lütfi Elvan, ka theksuar se investimet e deritanishme turke në Kosovë merren si shembull edhe për vendet e tjera.
Në këtë drejtim, ai gjithashtu, i bëri ftesë kompanive turke që të rrisin edhe më shumë investimet e tyre në Kosovë, duke vlerësuar se hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë në mes Kosovës dhe Turqisë, i jep përparësi kompanive turke në raport me kompanitë konkurrente nga rajoni dhe të cilat pastaj nga Kosova mund të kenë qasje edhe në tregun e Bashkimit Evropian, por, edhe tregje të tjera, në të cilat Kosova mund të eksportojë produktet e tyre.
Deri më tani, në Kosovë janë regjistruar gjithsej afër 700 biznese turke. Afër 200 prej tyre janë kompani të qëndrueshme me një stabilitet të operimit. Kompanitë turke deri më tani kanë investuar 367,80 milionë euro në Kosovë. Investimet janë të orientuara në sektorin bankar, edukim, shëndetësi, prodhim, ndërtimtari, tregti, hoteleri, transport dhe fusha tjera.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç