Atmosferë e ngrohtë dhe shumë interes, deri në detaje, për Kosovën dhe mundësitë e rritjes dhe zgjerimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, ishte klima, në të cilën u zhvillua takimi mes Zëvendëskryeministrit të parë dhe ministër të jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, në njërën anë dhe Grupit të Miqësisë Francë – Kosovë në anën tjetër në Asamblenë Nacionale franceze në përbërje të presidentit të grupit, Bruno Questel dhe anëtarëve Joachim Son Forget, Isabelle Rauch dhe Laurence Trastour Isnart, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Duke diskutuar me shembuj konkretë mbi mundësitë e bashkëpunimit në nivelin ekonomik dhe potencialit, që ofron Kosova, Pacolli ka ftuar deputetët të bëhen katalizatorë në vënien e një dinamike të re në marrëdhëniet në mes dy vendeve, transmeton Koha.net.
“Duhet kërkuar një ndryshim modeli. Jo i atillë, që investitori vjen, ndërton e shkon, por që investitori ndërton formula afat-gjate bashkëpunimi me prodhuesit lokalë”, është shprehur Pacolli.
Prodhimi bujqësor e industria e lehtë, turizmi dhe inovacioni – ishin fushat, ku u fokusua diskutimi në mes bashkëbiseduesve.
Në vazhdim, Pacolli foli për nevojën e avancimit të shkëmbimeve arsimore si dhe krijimit të urave të miqësisë përmes artit. Në këtë kontekst, ai përmendi ekspozitën me veprat e artistit të shquar Kosovar, Simon Shiroka, e cila pritet të inaugurohet nesër në Paris dhe do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit.
“Të festojmë bashkë 10 vjetorin” ishte konkludim i përbashkët, ku më pas të dyja palët hodhën ide të ndryshme për thellimin e bashkëpunimit për vitin jubile të pavarësisë së Kosovës.
Mbështetja për korrigjimin e një “padrejtësie të pamerituar” ndaj Kosovës , siç e cilësoi Ministri Pacolli mos- liberalizimin e vizave për shtetasit kosovarë, ishte kërkesa tjetër specifike për grupin e miqësisë.
Duke nënvizuar faktin se “liria e lëvizjes është e drejtë themelore e njeriut”, megjithatë, deputetët francezë shprehën rezervat për fluksin e azilantëve ekonomik, që do të mund të gjeneronte heqja eventuale e regjimit të vizave.
Nga ana e tij, Pocolli ka prezantuar argumentet e tij bindëse se pse duhet të mënjanohen këto rezerva, duke shtuar se përpjekja do jetë e dyanshme: E para: për të bindur Evropën, që kosovarët duhet të lëvizin urgjentisht brenda kontinentit, të cilit natyrshëm i përkasin, dhe e dyta: për të bindur kosovarët, që të ushtrojnë në mënyrë të përgjegjshme këtë të drejtë.
“Evropa veçse do të përfitojë nga energjia e popullsisë së re dhe mendjehapur të Kosovës; Evropa nuk duhet asesi të na shohë si barrë, por si plotësim të saj”, nënvizoi Pacolli.
Questel, nga ana e tij konsideroi veçanërisht të rëndësishme dhe shpresëdhënës faktin, që autoritetet kosovare deklarojnë bindshëm referimin e tyre ndaj vlerave të iluminizmit, ku Franca është nënshkruesja e parë.
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...