Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, priti në një takim kortezie Ambasadoren e re të Republikës helenike në Kosovë, Chryssoula Aliferi.
Pacolli e njoftoi mysafiren në lidhje me zhvillimet e politikës së brendshme si dhe prezantoi prioritetet e politikës së jashtme të vendit, duke kërkuar në veçanti mbështetjen e shtetit grek sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin e mirë të marrëdhënieve në mes dy shteteve duke shprehur përkushtimin reciprok për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik.
Mbi qëllimin e njëjtë është dakorduar që një Forum Ekonomik në mes Kosovës dhe Greqisë të mbahet në vjeshtë të këtij viti, i cili synon t’i bashkojë udhëheqësit politikë dhe ndërmarrësit e të dyja vendeve.
Regjistrohet rasti i parë me virusin HMPV në Greqi
Rama: Vjosa, mbretëresha e lumenjve të egër dhe të apasionua...
Klubi i La Ligës ankohet për ‘standarde të dyfishta’ në dëni...
“Mos shfrytëzo momente me më prekë”, Driloni paralajmëron Xu...
Leo-Drilonit: Ta kam qit Gjestin jashtë – i reagon ashpër Xh...
Rritet urgjenca në kërkim të të mbijetuarve nga tërmeti i fu...