Pacolli: Formimi i Asociacionit një etnik shkelje e Kushtetutës dhe e dënueshme

10:19 | 3 Shkurt 2023
L G

Deputetja e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Fitore Pacolli, në intervistë për ‘Arbresh.info’, ka folur për çështjen e Asociacionit, rrezikun rënies së Qeverisë Kurti nëse nuk kalon Asociacioni, si dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Pacolli, thotë se Kosova dhe Serbia duhet të dialogojnë për një marrëveshje finale, ku në qendër është njohja.

Sipas Pacollit, nëse themelohet struktura e Asociacionit një etnik, bie ndesh me Kushtetutën, pasi sipas saj, kjo e dëmton shtetësinë dhe krijon sistem paralel.

Ajo, thotë se kushdo që e themelon një Asociacion me strukturë një etnike, qoftë Qeveria apo Kuvendi, sipas saj, bëjnë direkt shkelje kushtetuese, e cila siç thotë ajo është e dënueshme.

Deputetja e LVV-së nuk sheh rrezik që të orkestrohet rrëzimi i Qeverisë apo dorëheqjen e shefit të ekzekutivit.

“Nuk mund të krijohet asnjë strukturë, e cila mund të bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Prandaj ne, ashtu siç e thash se jemi të gatshëm që të diskutojmë për të drejtat e minoriteteve në përgjithësi. Mirëpo, jo për një strukturë e cila bie ndesh me Kushtetutën, një strukturë një etnike, siç po thuhet për Asociacionin, pra nuk duhet të krijohet për shkak se, e dëmton shtetësinë e Kosovës, krijon sistem paralel”, shprehet Pacolli.

Sepse sipas deputetes Pacolli, kryetari i partisë së saj, Albin Kurti si kryeministër, ka ardhur me premtimin se nuk do të ketë Asociacion, dhe nuk do të aplikohen marrëveshjet, të cilat janë të dëmshme për shtetin e Kosovës, e të cilat bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Pacolli, ka shtuar se çdo veprim jashtë vullnetit të popullit, është jo demokratik, duke shtuar se kjo Qeveri e ka mbështetjen e mbi 50 për qind të popullit.

“Ne kemi një Qeveri, e cila ka legjitimitet të fortë, e cila ka me mbi 52 për qind të votave nga populli i Kosovës. Qeveria ka ardh këtu ku është me premtimin se nuk do të ketë Asociacion, dhe nuk do të aplikohen marrëveshjet të cilat janë të dëmshme për shtetin e Kosovës, të cilat bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës, prandaj çdo veprim jashtë vullnetit të popullit është jo demokratik, dhe për punën që e bëjmë e kemi mbështetjen e mbi 50 për qind të popullsisë, jemi komplet legjitim dhe vazhdojmë me punën tonë”, pohon deputetja e VV-së.

Në fund Pacolli, kërkon që të ulen në dialog final Kosova dhe Serbia, që njohja reciproke të jetë në qendër dhe të jetë gjithëpërfshirëse, para veprimeve të tjera./Arbresh.info/ Pleurat Salihu/

Intervista e plotë

LEXO EDHE

“Asociacioni sherr i madh në Kosovën e vogël” – Arbresh.info

Të ngjashme