Presidenti i AKR-së ka sqaruar arsyen e pjesëmarrjes së portalit arbresh.info në shtëpinë e tij në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes me PAN-in.
Ai ka thënë se në momentin që i ka parë mediat tjera para shtëpisë së tij i ka hapur dyert për mediat.
“Nuk është e drejt që po më akuzoni për këtë. Unë nuk e kam ditur kush ka qenë aty dhe kush është i ftuar. Mysafirët i kam gjetur në shtëpi. Unë në atë stres nuk kam mundur të di të kujt janë ato kamera. Nuk ka qenë e qëllimshme prania e atij mediumi dhe vonë e kam kuptuar që jemi live. Mundeni ta merrni telefonin tim dhe të shihni cilat portale i kam like, është Koha.net dhe disa portale tjera por jo Arbresh.info”, ka thënë ai duke treguar se dyert i kishte hapur sapo i kishte parë mediat tjera.
“Unë kur kam hyrë nuk e kam parë asnjë media, kanë ardhur më vonë dhe në moment i kam hapur dyert, por është e padrejtë të më akuzoni”, ka thënë ai./arbresh.info/
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!