Pacolli flet për njohjen e Kosovës nga Bangladeshi

23:15 | 18 Tetor 2017
M. A.

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Brendshme , Behgjet Pacolli, në RTV Dukagjini, ka thënë se ai ka sjellur njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Bangladeshi.

“Kam punuar shumë gjatë dhe pata rast që me presidentin ta takoj kryeministren e Bangladeshit e cila sapo u ulem nuk më kishte harruar prej vitit 2012 dhe më tha unë z.Pacolli ju kam thënë se njohjen do ta bëjë por në një moment të caktuar, dhe ja që ky moment erdhi”, u shpreh Pacolli.

Ai ka shtuar se njohjet janë shumë të rëndësishme për Kosovën.

“E kam në plan që të rihapi dyert me shtetet që na kanë njohur”, ka thënë Pacolli./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme