Biznesmeni i suksesshëm kosovar, kryetari i AKR-së dhe deputeti, Behgjet Pacolli, ka treguar se si ka vendosur 30 vjet më parë të themelojë kompaninë e tij “Mabetex” në Zvicër.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pasi kishte punuar 13 vjet në një kompani zvicerane kishte vendosur të thëmelonte kompaninë e tij.
Postimi i plotë i Pacollit:
“Çdo gjë që ndodh ka arsyen e vet
Sot, 30 vjet më parë, pra më 29/07/1991, pa dëshirën time, i dhashë fund punësimit tim në Interplastica Engineering në Zvicër. U mërzita shumë! Atje kisha punuar 13 vjet. Dhjetë (10) vjet drejtova këtë kompani duke e sjellë atë në majat më të larta të suksesit. Inatet e disave prishën atmosferën dhe unë u tërhoqa nga pozita. Kjo ishte arsyeja pse themelova kompaninë time Mabetex, me të cilën udhëtoj edhe sot.
Ps. Unë i kam përshkruar këto ndodhi në librin tim autobiografik “Nga Sfida në Sfidë””, ka shkruar Pacolli. /arbresh.info/
Zjarri shkatërron muzeun e famshëm 40 vjeçar në Altadena
Prokuroria nis hetimet për vdekjen e të miturit në Korçë
Diaspora voton nga sot/ Haradinaj ka një mesazh për të
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telef...
SPAK kërkon konfiskim të pasurive të trafikuesve të drogës n...
Rohde shijon diellin në Prizren