Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka folur për marrëdhënien që kishte me ish- këshilltarin e tij, Naim Murseli, dhe si e njohu atë.
Kreu i AKR-së, tha se e njohu qysh kur ishte i vogël dhe merrte pjesë në tubimet partiake të tij.
Pacolli ka thënë se pas tragjedisë që ndodhi, mediat në Shqipëri e kanë trajtuar shumë keq rastin.
Gjatë intervistës tek Arbana Osmani, Pacolli tregon për Naim Murselin se kishte dëshirë të bënte fotografi me të gjithë.
“Ky djali vjen prej Suedisë, i mençur i shkathtë, isha në Gjakovë në një takim partiak, dhe babi i tij erdhi me këtë djalosh, dhe thotë ky është i dashuruar në ju, dhe flet vetëm për ju unë e marr ja qes dorën, ai më tregon se e ka pas një operacion në zemër, dhe unë e mbaj atë afër qysh kam mbajt shumë fëmijë të tjerë. Sa herë kam shku në Gjakovë ai ka ardh aty, më ka përcjell edhe jashtë Gjakovës, ata shpërngulën në Suedi, ai tani u rrit dhe vjen kur isha ministër, ai vjen aty dhe mi jep disa këshilla si me i ba, se unë në ministri nuk kam gjet asgjë as ëebsite, as këto mënyra e modernizimi nuk kanë ekzistu fare, dhe them ti a mundesh me ba diçka. Ai ka pas do lidhje me disa të rijnë në Bangladesh, i them ani hajde bëj diçka, unë të paguaj prej Mabetexit. Ai fillon me e bë, dhe unë e nominoj atë si këshilltar të jashtëm. Kur ndodhi kjo tragjedia me të, mediat në Shqipëri e kanë trajtu shumë keq, ai djalë ka qenë pak invaziv, nëse të kish taku qetu kish ardh a bon një selfie me juve”, tregon Pacolli.
Pacolli thotë se keqinterpretimet nuk e kanë lënduar, por që i kanë lënë shije të keqe./Arbresh.info/
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet
Roma i shpëton humbjes në momentet e fundit
Bretkosat mutante të Çernobilit po rishkruajnë historinë, çf...