Ish-Presidenti i Kosovës dhe kryetari i Aleancës Kosova e Re ka vizituar komunën e Rahovecit ku është takuar me qytetarë, veprimtarë nga fusha e biznesit si dhe ka vizituar shoqatën për kujdes ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara “Hareja”.
Vizitën e tij lideri i AKR-së e ka nisur në fabrikën e pajisjeve për nxemje dhe ftohje “Osa Termo Sistem”, fabrikë kjo e cila deri tash ka punësuar 60 persona, të cilët janë të angazhuar në sektorin e prodhimtarisë.
Duke u njoftuar në detaje me veprimtarinë e kësaj fabrike, Pacolli ka theksuar se me ardhjen në pushtet të AKR-së, do të fillojë të zbatohet programi ekonomik që krijon mijëra vende pune. Ai ka shtuar se Aleanca Kosova e Re, e ka planin e gatshëm për krijimin e platformave agroekonomike dhe komplekseve industriale. “Ky është momenti i ideatorëve të zhvillimit ekonomik dhe gjenerimit të punësimit”, duke e përsëritur se mandati i AKR-së në qeveri do të fokusohet tek zhvillimi ekonomik i vendit.
Më pas, i pari i AKR-së ka vazhduar vizitën e tij tek shoqata e përkujdesit ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara “Hareja”. Presidenti i AKR-së i përgëzoi kujdestarët e këtyre fëmijëve për punën dhe kontributin e tyre të trajtimin e rasteve të tilla, duke theksuar se institucionet vendore janë të detyruara që të ofrojnë më shumë në aspektin e kujdesit dinjitoz dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Kosovës e posaçërisht ndaj rasteve të veçanta si këto.
Numri një i AKR-së më vonë ka mbajtur edhe një fjalim para qindra qytetarëve të Rahovecit të cilët ishin tubuar për ta përcjellur këtë vizitë të Pacollit në qytetin e tyre.
Pacolli e përfundoi vizitën e tij në Rahovec, duke biseduar me qytetarë për platformen bujqësore të Aleancës Kosova e Re si dhe fuqizimin e fermerëve dhe ndihmën që duhet t’i ofrohet bizneseve për t`ju ndihmuar atyre në rritjen e prodhimtarisë vendore.
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...