Google ADS

Pacolli fiton rastin e Hotel Grandit: Qeveria e Kosovës detyrohet të rikthejë shumën e paguar nga Mabco

21:15 | 4 Janar 2025
Q L

Ish Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se kompania e tij “Mabco Construction Int” ka fituar drejtësisht arbitrazhin në rastin e Grandit ndaj Shtetit të Kosovës.

Ai tha se përmes këtij vendimi, Qeveria e Kosovës duhet të rikthejë shumën e paguar nga Mabco** për një objekt që, për shkak të refuzimit për të paguar haraç, nuk iu njoh kurrë e drejta e pronësisë, shkruan Arbresh.info.

“Ky triumf në arbitrazhin ndërkombëtar është një sinjal i qartë se “E drejta vonohet, por gjithmonë del në dritë”, tha Pacolli.

Tutje ai renditi edhe disa nga avantazhet që sjell ky vendim./Arbresh.info/

Të ngjashme