Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se familja është bërthama e shoqërisë dhe shtetit.
Këtë e deklaroi përmes një postimi në llogarinë e tij personale në ‘facebook’, ku tha se nuk ekziston asnjë̈ institucion apo organizim shoqëror, i cili mund të zëvendësoj familjen dhe dashurinë që ajo përqon, shkruan portali arbresh.info
Tutje Pacolli dha mesazh të bukur për të gjithë, teksa tha se duhet ta ruajmë familjen nga çdo gjë që tenton të përçaj atë për interesa politike apo çfarëdo interesi tjetër.
Postimi i tij i plotë:
Familja është bërthama e shoqërise dhe shtetit. Nuk ekziston asnjë institucion apo organizim shoqërorë, i cili mund të zëvendësoj familjen dhe dashurinë që ajo përqon. Një familje e fortë dhe kohezive është parametri i parë dhe më i rëndësishem për të pasur një shtet dhe shoqëri të fortë dhe të shëndoshë. Prandaj, ta ruajmë familjen nga çdo gjë që tenton të përqaj atë për interesa politike apo çfardo interesi tjetër.
Kujtojmë se, zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt, ndërkohë lista e AKR-së i është bashkuar listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës. /arbresh.info/
Familja është bërthama e shoqërise dhe shtetit. Nuk ekziston asnjë institucion apo organizim shoqërorë, i cili…
Posted by Behgjet Pacolli on Friday, 12 February 2021
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...