Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka falënderuar të gjithë mysafirët që ishin të pranishëm në Kongresin e IV-të zgjedhor të partisë së tij.
Pacolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka falënderuar të gjithë të pranishmit në ceremoninë solemne, përfshirë ish presidentin i Kroacisë, Stipe Mesic, dhe përfaqësuesit e partive liberale evropiane, shkruan portali arbresh.info.
Postimi i plotë i Behgjet Pacollit në Facebook:
Kongresi madhështor i AKR…
Në një ceremoni madhështore, AKR sot zhvilloi ceremoninë solemne të Kongresit të katërt zgjedhor. Një falënderim i madh shkon për secilin anëtar të AKR që ishte prezent por edhe për ata që munguan.
Falenderoj edhe mysafirët nga të gjitha trevat shqiptare.
Falenderoj mikun tim të madh dhe të shqiptarëve Presidentin Stipe Mesić dhe përfaqësuesit e partive liberale evropiane.
Ne do ta bëjmë Kosovën tonë më të dashur dhe më të mirë për të jetuar. Ky është misioni ynë i madh.
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...